• e enjte, 18 korrik 2024

Atletik: Real Madrid do të nënshkruajë me Belingemin për 100 milionë euro

Atletik: Real Madrid do të nënshkruajë me Belingemin për 100 milionë euro

Madrid, 7 qershor 2023 (MIA) - Real Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Borusia Dortmundit, Xhud Belingem, publikou "The Athletic".

Reali do t'i paguajë klubit gjerman 100 milionë euro. Sipas burimit, mbeten vetëm disa detaje për të finalizuar marrëveshjen.

Kontrata e futbollistit anglez 19-vjeçar me Borusian është deri në verën e vitit 2025.

Në sezonin 2022/23, Belingem bëri 42 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë shtatë asistime. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR