Arteta pas fitores ndaj Portos: Duhej të bëjmë përpjekje serioze për ta pritur këtë moment magjik
- Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta pas plasmanit të ekipit të tij në gjysmëfinaln e Ligës së Kampionëve, pasi e mposhtën gjigantin portugez Porto pas penaltive, deklaroi se i gjithë ekipi e ka dëshiruar fitoren dhe në fund e arritën bashkë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:31, 13 mars, 2024
Londër, 13 mars 2024 (MIA) - Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta pas plasmanit të ekipit të tij në gjysmëfinaln e Ligës së Kampionëve, pasi e mposhtën gjigantin portugez Porto pas penaltive, deklaroi se i gjithë ekipi e ka dëshiruar fitoren dhe në fund e arritën bashkë.
"Unë jam shumë i lumtur! Kaluan 14 vite nga gjysëmfinalja e mëparshme e Arsenlit në Ligën e Kampionëve, që është një kohë e gjatë për një klub të tillë. Kjo tregon se sa e vështirë është të përparosh në turne. Duhej të bënim përpjekje serioze për të pritur këtë moment magjik. Po fillojmë të krijojmë energji të pabesueshme në stadium. Të gjithë së bashku e dëshironim dhe e arritëm", shpërndau eksperti spanjoll pas fitores.
Ai mohoi të ketë fyer familjen e Sergio Serhio Konseiaos gjatë ndeshjes, siç pretendoi trajneri i Portos. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s