• e premte, 16 gusht 2024

Arteta: Për trofeun në Premier ligë na duhen 114 pikë

Arteta: Për trofeun në Premier ligë na duhen 114 pikë

Londër, 27 korrik 2024 (MIA) – Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka shpjeguar se çfarë duhet të bëjnë lojtarët e skuadrës për ta mposhtur Mançester Sitin në sezonin e ri dhe për të fituar kampionatin anglez.

Në dy sezonet e fundit, Arsenali përfundoi në vendin e dytë, duke humbur vendin e parë ndaj Sitit.

"Duhet të fitojmë 114 pikë, nëse e bëjmë këtë, patjetër do ta fitojmë ligën. Ky është qëllimi ynë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Doemos ta meritojmë të drejtën për të fituar", deklaroi Arteta për “Goal”.

Për të arritur një bilanc të tillë pikësh duhet të fitohen të gjitha 38 ndeshjet.

Sezoni i ri 2024/25 në Premier ligë fillon më 16 gusht me ndeshjen Mançester Junajted – Fulam. Të nesërmen Arsenali do të presë Vulvsin.

Xhiroja e fundit do të zhvillohet më 25 maj 2025.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR