• e enjte, 03 tetor 2024

Arteta: Do të jetë vështirë kundër PSZh-së, ky ekip çdoherë dominon në fushë

Arteta: Do të jetë vështirë kundër PSZh-së, ky ekip çdoherë dominon në fushë

Londër, 1 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli për atë se çka pret nga ndeshja e xhiros së dytë në Ligën e kampionëve kundër Pari Sen Zhermenit.

"Formati i turnirit ka ndryshuar këtë sezon, ndërsa niveli i kundërshtarëve me siguri është më i larti në Evropë. Mundësi e shkëlqyer që të vini në shprehje. Do të jetë vështirë kundër PSZH-së. Ky ekip çdoherë dominon në fushë dhe qartë i tregon qëllimet e veta. Kur PSZh-ja nuk e posedon topin, ata tentojnë menjëherë ta kthejnë, kryejnë presion në tërë fushën. Ky është futbolli i Luis Enrikes, ai çdoherë kërkon nga ekipet e tij të sillen kështu", deklaroi Arteta për ueb faqen e UEFA-s.

Ndeshja mes Arsenalit dhe PSZh-së do të luhet sonte me fillim në orën 21. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR