• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arsovska po merr pjesë në platformën për këmbim të përvojave dhe praktikave më të mira në vetëqeverisjen lokale në Gjenevë

Arsovska po merr pjesë në platformën për këmbim të përvojave dhe praktikave më të mira në vetëqeverisjen lokale në Gjenevë

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot po merr pjesë në platformën për këmbim të përvojave dhe praktikave më të mira në vetëqeverisjen lokale në Gjenevë, me ftesë të Forumit të kryetarëve të komunave të Kombeve të Bashkuara.

Siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, Arsovska është pjeësmarrëse në dy panele dhe atë për perspektivë gjinore të sfidave dhe vizioneve për qytetet ku u diskutua për gratë në pushtetin lokal dhe inkluzivitetin, me kryetare të komunave nga Britania e Madhe, Turqia, Mali i Zi dhe Suedia, ndërsa u bisedua edhe për përvojat me dhunë të bazuar jginore, qasjen drejt arsimit dhe mbrojtjes shëndetësore dhe planifikimit të qëndrueshëm urban.

Në panelin e dytë kushtuar ripërtëritjes së kahëzuar drejt mjediseve të qëndrueshme dhe rezistente urbane, u këmbyen mendime për projekte për rezistencë të qyteteve dhe projekteve për mjedis më të mirë dhe më të pastër jetësor, ku morën pjesë kryetarë të komunave nga Franca, Suedia dhe Ukraina. ab/

Foto/ Qyteti i Shkupit

 

QËNDRONI TË LIDHUR