• e shtunë, 17 gusht 2024

ARS-ja do t'i publikojë detajet e turneut të 47-të ndërkombëtar të volejbollit "Branko Haxhioski Çajka"

ARS-ja do t'i publikojë detajet e turneut të 47-të ndërkombëtar të volejbollit

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Agjencia për Rini dhe Sport njoftoi se sot në konferencën për mediat do t'i publikojë detajet dhe informacionet lidhur me turneun e 47-të ndërkombëtar të volejbollit “Branko Haxhioski Çajka”. Turneu është planifikuar të mbahet nga 18 deri më 20 gusht të vitit 2023, në Sallën Sportive "Boris Trajkovski" në Shkup. 

 "Presim të marrin pjesë përfaqësuesit e Egjiptit, Greqisë, Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës do të prezantohet programi i detajuar për ngjarjen", thonë nga ARS-ja. 

Nga aty njoftojnë se në konferencë, do të mbajë fjalim drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, organizatori i turneut si dhe përfaqësues të Federatës së Volejbollit.

Konferenca për mediat është caktuar për sot në orën 13 në ambientet e Agjencisë në katin e 8-të. qa/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR