• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arsenali i interesuar për Komanin

Arsenali i interesuar për Komanin

Londër, 12 gusht 2024 (MIA) - Arsenali është i interesuar për sulmuesin anësor të Bajernit, Kingsli Koman, transmeton "Football Insider".

"Topçinjtë" po e shqyrtojnë mundësinë ta angazhojnë francezin 28-vjeçar, të cilin klubi nga Munihu është i gatshëm ta shesë këtë verë.

Krahas Arsenalit, për futbollistin konkurrojnë edhe Mançester siti, PSZH dhe Barcelona.

Kongsli Koman luan për Bajernin prej gushtit të vitit 2015. Në sezonin 2023/24 sulmuesi shënoi pesë gola dhe tre asistime në 27 ndeshje për ekipin.

Portali Transfermarket e vlerëson lojtarin 50 milionë euro. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR