• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arsenali dëshiron ta angazhojë Komanin në fund të afatit kalimtar, por problem është paga e lartë e lojtarit

Arsenali dëshiron ta angazhojë Komanin në fund të afatit kalimtar, por problem është paga e lartë e lojtarit

Londër, 29 gusht 2024 (MIA) - Skuadra e Premier ligës, Arsenal është i interesuar për Kingsli Komanin.

Sipas "Dejli mejl", "Topçinjtë" mendojnë një lëvizje për lojtarin e krahut të Bajernit të Munihut para mbylljes së afatit kalimtar në mesnatë nesër.

Trajneri Mikel Arteta dëshiron të rrisë konkurrencën në pozicionet ky[e.

Njëzetë e tetë vjeçari Koman mund të largohet nga Bajerni këtë javë. Klube nga Arabia Saudite po tregojnë interesim serioz për të, veçanërisht Al-Hilal të cilët tashmë kanë rënë dakord me skuadrën nga Munihu për një transferim.

Për momentin lojtari fiton rreth 300.000 paund në javë në Bajern. Sipas burimit, ekzistojnë dyshime se Arsenali do të jetë në gjendje të përballojë një lojtar me një pagë kaq të madhe, për dallim nga klubet e Arabisë Saudite.

Francezi ka pak më pak se tre vjet nga kontrata e tij aktuale. Sezonin e kaluar në Bundesligë ai luajti 17 ndeshje, shënoi tre gola dhe gjithashtu aq asistime. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR