• e enjte, 04 korrik 2024

Arsenali dërgoi edhe ofertën e tretë për kapitenin e Uest Hemit

Arsenali dërgoi edhe ofertën e tretë për kapitenin e Uest Hemit

Londër, 28 qershor 2023 (MIA) - Ekipi londinez i ligës së parë angleze Arsenali i dërgoi ofertën e tretë rivalit të qytetit Uest Hem për shërbimet e kapitenit të klubit Deklan Rajs, informon sot televizioni Skaj. 

Arsenali për shërbimet e mesfushorit 24-vjeçar ka ofruar 122 milionë euro. 

Dy ofertat e para Uest Hemi i refuzoi, ndërsa në ndërkohë klubi londinez nuk e pranoi edhe ofertën prej 104 milionë eurove nga kampioni aktual anglez dhe evropian Mançester Siti.

Sipas mediave britanike, çmimin të cilin e kërkon Uest Hemi për kapitetin e tij është 160 milionë euro, po mund të pranojë edhe ofertë prej 116 milionë eurove, me lojtar tjetër. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR