Arrestohet një shkupjan 22-vjeçar, ka transportuar pesë migrantë nga Siria
- Në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, sot rreth orës 5, nëpunës policorë kanë arrestuar një shkupjan, i cili ka transportuar pesë migrantë nga Siria.
- Post By Besnik Shuki
- 11:18, 17 mars, 2024
Shkup, 17 mars 2024 (MIA) - Në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, sot rreth orës 5, nëpunës policorë kanë arrestuar një shkupjan, i cili ka transportuar pesë migrantë nga Siria.
Në aksionin, siç informojnë nga MPB, kanë marrë pjesë nëpunës policorë nga QRÇK “Jug” - SP për KK dhe MK Bogorodicë dhe të SP për MK Mihajllovë.
"M.A. nga Shkupi nuk është ndaluar në shenjën e dhënë për ndalim nga ana e nëpunësve policorë, por pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, automjeti i tipi 'pezho' është ndaluar, kurse M.A. është privuar nga liria", thuhet në kumtesën e MPB-së.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër M.A. deri te prokuroria kompetente do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/
Foto: MIA arkiv