• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohet një hajdut në Shkup, vijon parashtresa përkatëse

Arrestohet një hajdut në Shkup, vijon parashtresa përkatëse

Shkup, 15 dhjetor 2024 (MIA) - Mbrëmë në ora 21:00 në Qendrën e Transportit në Shkup, nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Aerodrom, u privua nga liria C.Sh (47) nga Republika e Shqipërisë.

Nga MPB sot bënë të ditur se ai dyshohet se paraprakisht ka kryer një vjedhje xhepi në autobusin e NPK Shkup, ku nga çantat e dy femrave nga Shkupi ka marrë kuletat. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare dhe është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të bëhet parashtresa përkatëse. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR