• e martë, 17 mars 2026

Armata iraniane pretendon se ka goditur një tanker amerikan në Ngushticën e Hormuzit

Armata iraniane pretendon se ka goditur një tanker amerikan në Ngushticën e Hormuzit

Teheran, 5 mars 2026 (MIA) - Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGK) kumtoi se marina e saj mëngjesin e sotëm rrëzoi një tanker amerikan në pjesën veriore të Gjirit Persik. 

Në kumtesën për mediat, ata theksojnë se anijet ushtarake dhe tregtare të SHBA-së, Izraelit dhe vendeve evropiane që i mbështesin ata "nuk do të jenë në gjendje të kalojnë" nëpër zonë. 

"Nëse i vërejmë, me siguri do të goditen", kumtoi IRGK-ja. 

Ata shtuan se Irani kishte paralajmëruar më herët se kishte të drejtë të kontrollonte kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit në kohë lufte. 

"Tashmë thamë se, bazuar në ligjet dhe rezolutat ndërkombëtare, Republika Islamike e Iranit do të ketë të drejtën të kontrollojë kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit në kohë lufte", publikoi IRGK-ja, transmetoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR