• e diel, 06 tetor 2024

Argjentinasi Laveci hospitalizohet për shkak të therrjeve me thikë

Argjentinasi Laveci hospitalizohet për shkak të therrjeve me thikë

Montevideo, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Ish reprezentuesi argjentinas në futboll, Ezekiel Laveci u hospitalizua në Uruguai për shkak të therrjeve me thikë, si dhe frakturë në klavikulë.

Sipas informatave të sotme nga disa burime nga Uruguai, 38-vjeçari Laveci është therrë disa herë me thikë në stomak nga një farefis gjatë një feste familjare. Familja e Lavecit publikoi informata të kundërta, duke thënë se ish futbollisti u lëndua gjatë një aksidenti.

Laveci në karrierë ka luajtuar 51 ndeshje për kombëtaren argjentinase, ndërsa ka lënë gjurmë të thella në futbollin evropian, duke luajtur për Napolin dhe PSZH-në. Për Napolin ka luajtur 156 ndeshje dhe shënoi 38 gola, ndërsa në fanellën e ekipit francez ka shënuar 22 gola në 108 ndeshje.

Karrierën e ka përfunduar në vitin 2019 në fanellën e klubit kinez, Hebej Fortuna. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR