Argjentina mund bindshëm Brazilin pasi siguroi kualifikimin në Kupën e botës
- Argjentina ka mposhtur mbrëmë Brazilin me rezultat 4-1 në kualifikimet për Kupën e botës në zonën e Amerikës së Jugut, pak orë pasi siguroi vend në turneun e Botërorit që vitin e ardhshëm do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:26, 26 mars, 2025

Buenos Aires, 26 mars 2025 (MIA) – Argjentina ka mposhtur mbrëmë Brazilin me rezultat 4-1 në kualifikimet për Kupën e botës në zonën e Amerikës së Jugut, pak orë pasi siguroi vend në turneun e Botërorit që vitin e ardhshëm do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Golat për Argjentinën e cila luajti pa kapitenin Lionel Mesi dhe Lautaro Martinez u shënuan nga Hulian Alvarez, Enzo Fernandez, Aleksis Mekalister dhe Xhuliano Simeone.
Golin e vetëm për Brazilin e shënoi Mateus Kunja.
Uruguai dhe Bolivia luajtën pa gola, duke u mundësuar argjentinasve që para duelit me Brazilin të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2026 .
Foto: AFA/Fejsbuk