• e shtunë, 23 nëntor 2024

Argjentina mposhtet nga Paraguai, Viniciusi humb penaltinë për fitore të Brazilit

Argjentina mposhtet nga Paraguai, Viniciusi humb penaltinë për fitore të Brazilit

Asunsion, 15 nëntor 2024 (MIA) – Në kualifikimet e Amerikës së Jugut për Kampionatin botëror 2026, Paraguai mbrëmë me rezultat 2-1 e ka fituar Argjentinën e cila krahas humbjes mbetet e para në tabelë, ndërsa Brazili barazoi 1-1 me Venezuelën.

Kampionët e botës kaluan në avantazh në minutën e 11-të me golin e Lautaro Martinezit, por Paraguai e ktheu rezultatin me Toni Sanabria (19) dhe Omar Alderete (47).

Për reprezentacionin e Paraguait, kjo ka qenë fitorja e parë në shtëpi ndaj Argjentinës pas 15 vitesh.

Pesë herë kampionët e botës, Brazili, ndërkaq kanë luajtur baras kundër Venezuelës pasi lojtari i Real Madridit humbi penalltinë.

Brazili kaloi në epërsi me golin e Rafinjas nga gjuajtja e lirë, ndërsa Telasko Segovia siguroi pikë për Venezuelën.

Ekuadori në shtëpi mundi Bolivinë me rezultat 4-0.

Nesër në program janë duelet Peru – Kili dhe Uruguai – Kolumbia.

Argjentina kryeson tabelën me 22 pikë, tre më shumë se Kolumbia në vend të dytë e cila ka një ndeshje më pak, ndërsa pesë më shumë se Brazili që është në vendin e tretë.

FOTO: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR