• e enjte, 26 dhjetor 2024

Argjentina e mposhti Kolumbinë dhe e fitoi Kupën e Amerikës

Argjentina e mposhti Kolumbinë dhe e fitoi Kupën e Amerikës

Majami, 15 korrik 2024 (MIA) - Kombëtarja e Argjentinës herët në mëngjes e mposhti Kolumbinë me 1:0 në finalen e Kupës së Amerikës 2024.

Nëntëdhjetë minutat bazë përfunduan në barazimin 0:0. Golin e vetëm e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 112-të pas asistimit të Xhovani Lo Selso.  Të dy lojtarët hynë në fushë në kohën në vazhdim.

Turneu u mbajt në SHBA.

Paraprakisht, në ndeshjen për vendin e tretë, ekipi i Uruguajit mposhti Kanadanë (2:2, 4:2 penallti).

Kombëtarja e Argjentinës për të 16-tën herë e fitoi kupën e Amerikës dhe u bë rekordere e turneut, duke e tejkaluar Uruguajin, e cila ka 15 trofe. Brazili është i treti me nëntë tituj. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR