Aragçi: Pas trazirave në Iran është kthyer paqja
- – Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, gjatë takimit të sotëm me sheikun Abdulla bin Zajed Al Nahjan, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, deklaroi se është vendosur paqja në gjithë Iranin pas trazirave të fundit “të nxitura nga elemente terroriste të mbështetura nga Izraeli dhe SHBA-ja”.
- Post By Fitore Curri
- 16:35, 14 janar, 2026
Teheran, 14 janar 2026 (MIA) – Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, gjatë takimit të sotëm me sheikun Abdulla bin Zajed Al Nahjan, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, deklaroi se është vendosur paqja në gjithë Iranin pas trazirave të fundit “të nxitura nga elemente terroriste të mbështetura nga Izraeli dhe SHBA-ja”.
“Falë vigjilencës së popullit dhe forcave të rendit, është kthyer paqja”, tha Arakçi, duke folur për protestat masive për të cilat tha se fillimisht ishin të qeta, por pastaj u bënë të dhunshme”, njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve PressTV.
Gjatë bisedës telefonike me sheikun Al Nahjan, Aragçi vlerësoi se trazirat në Iran kishin ndodhur si “rezultat i nxitjes së elementeve të caktuara terroriste nga ana e Izraelit dhe SHBA-së, me qëllim që protestat publike paqësore të shndërrohen në kaos”.
Ministri iranian i Punëve të Jashtme i kritikoi “deklaratat provokuese të përfaqësuesve amerikanë”, për të cilat tha se përfaqësojnë dukshëm përzierje në punët e brendshme të Iranit, dhe theksoi se populli iranian është i vendosur ta mbrojë sovranitetin kombëtar dhe sigurinë nga çfarëdo lloj përzierje ose ndërhyrje e huaj. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s