• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: Uollc me përparësi para republikanit Uans para debatit për nënpresident të SHBA-së

Anketë: Uollc me përparësi para republikanit Uans para debatit për nënpresident të SHBA-së

Uashington, 25 shtator 2024 (MIA) – Senatori nga Ohajo Xhej Di Vans, kandidat për nënkryetar nga Partia Republikane, është më pak i famshëm mes votuesve në krahasim me rivalin e tij demokrat – guvernatorin e Minesotës Tim Uollc, tregon një anketë e re e Asoshiejted pres dhe Qendrës për Hulumtim të Mendimit Publik NORK.

Edhe Vans dhe Uollc u paraqitën në publik këtë verë, pas anonimitetit relativ. Demokratët kanë qëndrim më pozitiv për Uollc dhe nënpresidenten Kamalla Harris (kandidate për presidente e demokratëve), në krahasim me republikanët për Uans dhe ish presidentin Donald Tramp (kandidat i republikanëve).

Rezultatet tregojnë se sfidat për republikanët po rriten siç fillon votimi në gjithnjë e më shumë shtete. 

Hulumtimi tregon se opinioni negativ për Vans është dukshëm më i përhapur sesa perceptimi pozitiv për të. Rreth gjysma e votuesve të anketuar e shohin Vansin me disa ose me mosmiratim të fortë, në krahasim me katër në dhjetë në fund të korrikut, kur rreth një e katërta e të anketuarve kishin opinion disi ose shumë të favorshëm për të, ndërsa një përqindje e ngjashme e të anketuarve thanë se nuk kishin informacion të mjaftueshëm për t'u përgjigjur.

Për dallim nga ai, Uollc është më shumë i vlerësuar. Rreth 30 për qind e të anketuarve kanë mendim të keq për të, 40 për qind e miratojnë, ndërsa 30 të tjerët nuk kanë mendim.

Ky dallim në perceptimin e favorshëm transmetohet edhe te votuesit nga bërthamat e partisë. Rreth 70 për qind e ithtarëve të demokratëve kanë mendim pozitiv për Uollc, përderisa republikanët të cilët e mbështesin Uansin janë 60 për qind. 

Anketa është realizuar në mesin e 1771 votuesve, në periudhën prej 12 deri 16 shtator 2024. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR