• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: Trampi para Bajdenit në gjashtë nga shtatë shtete në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Anketë: Trampi para Bajdenit në gjashtë nga shtatë shtete në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Uashington, 3 prill 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Doland Tramp ka avantazh në anketat në lidhje me presidentin Xho Bajden në gjashtë nga shtatë shtetet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Republikani Tramp ka një avantazh prej dy deri në tetë pikë përqindje para kandidatit demokrat Bajden në Pensilvani, Miçigan, Arizona, Xhorxhia, Nevada dhe Karolinën e Veriut, shtete ku votuesit tradicionalisht janë të pavendosur për kandidatin e secilës parti.

Në këtë anketë të "Uolstrit zhurnal" janë ofruar edhe kandidatë që nuk i përkasin demokratëve dhe republikanëve, por theksohet se rezultatet janë të ngjashme me atë kur të anketuarve iu ofruan vetëm Tramp dhe Bajden, transmetojnë mediat britanike.

Bajden ka avantazh prej tre për qind vetëm në Viskonsin.

Anketa është realizuar në datat 17-24 mars dhe kishte gjithsej 4.200 të anketuar, pra 600 në secilin nga shtatë shtetet, ndërsa margjinat e gabimit janë minus - plus 1.5 pikë përqindje dhe katër pikë përqindje për rezultatet në shtetet e nëndara. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR