• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anketë e Ipsos/Rojters: Haris epërson ndaj Trampit me 47:42

Anketë e Ipsos/Rojters: Haris epërson ndaj Trampit me 47:42

Uashington, 13 shtator 2024 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidate demokrate për zgjehdjet e ardhshme presidenciale, Kamalla Haris, ka epërsi shumice prej 47 ndaj 42 për qind para ish-presidentit të SHBA-së dhe kandidat republikan, Donalld Tramp, tregojnë rezultatet nga anketa e zbatuar nga Rojters dhe Ipsos.

Anketa dyditore tregoi se Haris ka pesë për qind epërsi mes votuesve të regjistruar, pak mbi epërsinë prej katër pikëve që e kishte para Trampit në anketën e Rojters/Ipsos prej 21 deri më 28 gusht.

Mes votuesve të cilët thanë se dëgjuan së paku diçka nga debati i së martës, 53 për qind thanë se ka fituar Haris, ndërsa 24 për qind thanë se ka fituar Trampi. Rreth 52 për qind e njohësve të debatit thanë se Trampi nuk ka vepruar ashpër, përderisa 21 për qind e thanë të njejtën për Harisin. Mes votuesve republikanë, një prej pesëve deklaroi se Trampi nuk është paraqitur i ashpër.

Hulumtimi ka përfshirë 1.690 amerikanë të rritur në nivel nacional. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR