• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë: Bajdeni me përparësi të ngushtë para Trampit

Anketë: Bajdeni me përparësi të ngushtë para Trampit

Uashington, 14 mars 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden ka një pikë procentuale përparësi para Donald Trampit, pasi që të dy kandidatët kanë siguruar përkrahje të mjaftueshme nga partitë e tyre për nominim në zgjedhjet presidenciale në nëntor, tregoi anketa e re e Rojters/Ipsos.

Rreth 39 për qind nga votuesit e regjistruar në anketën njëjavore, thanë se do të votonin për demokratin Bajden nëse zgjedhjet mbahen sot, përballë 38 për qind për republikanin Donald Tramp.

Shumë votues ende nuk kanë vendosur nëse dhe për kë të votojnë - 11 për qind thonë se do të votojnë për kandidatë tjerë, pesë për qind se nuk do të votojnë, ndërsa shtatë për qind thonë se nuk dinë ose refuzojnë të përgjigjen.

Tramp ka pasur përparësi të vogël mes të gjithë të anketuarve, por Bajdeni ka udhëhequr mes votuesve të regjistruar, gjë që është me rëndësi pasi njerëzit të cilët janë tashmë të regjistruar, kanë besueshmëri më të madhe të votojnë në mënyrën e njëjtë në nëntor. Vetëm dy të tretat nga votuesit me të drejtë vote kanë dalë në zgjedhje në vitin 2020, kur Bajdeni e fitoi Trampin.

Të pyetur të zgjedhin mes Trampit dhe Bajdenit pa opsione tjera, 50 për qind nga të anketuarit - votues të regjistruar - e kanë përkrahur Bajdenin me 50 për qind dhe 48 për qind Trampin, ndërdsa dy për qind refuzuan të përgjigjen në pyetjen.

Anketa e Rojters/Ipsos ka mbledhur onlajn përgjigje në nivel kombëtar prej 4.094 qytetarë më të moshuar amerikanë, duke përfshirë edhe 3.356 votues të regjistruar.  Anketa ka margjinë të gabimit prej 1,8 për qind për votuesit e regjistruar dhe 1,7 për qind për të gjithë të anketuarit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR