• e enjte, 11 korrik 2024

Anglia pa Belingemin kundër reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut

Anglia pa Belingemin kundër reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut

Londër, 31 maj 2023 (MIA) - Futbollisti anglez Xhud Belingem nuk do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin evropian të vitit 2024 që do të thotë se do ta lëshojë ndeshjen me reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ylli i Borusia Dortmundit do t'i nënshtrohet një operacioni për shkak të problemeve në gju.

Ditë më parë, Belingem mori çmimin për futbollistin më të mirë në Bundesligë për sezonin 2022/23.

Anglia më 16 qershor do të jetë mysafir i Maltës, ndërsa tri ditë më vonë pret përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR