• e mërkurë, 15 prill 2026

Anglia, Irlanda Veriore, Irlanda, Skocia dhe Uellsi do të jenë nikoqir të Euro 2028

Anglia, Irlanda Veriore, Irlanda, Skocia dhe Uellsi do të jenë nikoqir të Euro 2028

Nion, 10 tetor 2023 (MIA) - Në Nion të Zvicrës sot u mblodh Komiteti ekzekutiv i UEFA-s në të cilin u zgjodhën vendet që do jenë nikoqir të ndeshjeve të Kampionatit Evropian në vitin 2028.

Turneu do të mbahet në Angli, Irlandë Veriore, Irlandë, Skoci dhe Uells. 

Ky vendim u soll pasi Turqia e tërhoqi kandidaturën e saj. Turqit paraqitën një ofertë të re të përbashkët me Italinë për Kampionatin Evropian në vitin 2032 dhe fituan votën pasi ishin kandidatët e vetëm.

Kjo do të jetë EURO e dytë në histori për Anglinë. Kampionati i parë është mbajtur në vitin 1996. 

Ndeshjet pritet të luhen në qytetet si Belfast, Birmingem, Kardif, Dublin, Glazgou, Liverpuli, Londër (në dy arena), Mançester dhe Njukasëll. qa/

Foto: Fejsbuk UEFA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR