• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anglia ia shkakton humbjen më të rëndë reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut

Anglia ia shkakton humbjen më të rëndë reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut

Mançester, 20 qershor 2023 (MIA) – Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll mbrëmë ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj në ndeshjen në Mançester nga përfaqësuesja angleze. Dueli nga kualifikimet për Euro 2024 në “Old Traford” ka përfunduar me rezultat 7:0 për nikoqirët.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski ishin të pafuqishëm në çdo pjesë të terrenit. Anglezët e nisën “goleadën” në minutën e 29-të kur Hari Kejn e hapi rezultatin. Deri në fund të pjesës së parë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Bukajo Saka dhe Markus Rashford.

Për vetëm gjashtë minuta në pjesën e dytë, Saka shënoi edhe dy herë të tjera duke dhuruar het trik. Filips në minutën e 64-të dhe Kejn me golin e dytë në minutën e 73-të nga penaltia e rritën epërsinë në 7:0. Në ndeshjen e djeshme të parë të grupit C, Ukraina mposhti Maltën me rezultat 1:0.

Anglia është e para në tabelë me 12 pikë maksimale nga katër ndeshje. Ukraina është e dyta me gjashtë pikë nga tre ndeshje, ndërkaq Italia është e treta me tre pikë nga dy takime. Pas dy humbjeve në qershor, reprezentacioni i Maqedonisë ka rënë në pozitën e katërt me tre pikë nga tri ndeshje. Malta është e fundit pa pikë të fituara pas katër xhirove.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR