• e mërkurë, 17 korrik 2024

Angellov: Zjarri në Radovish është vënë nën kontroll të plotë

Angellov: Zjarri në Radovish është vënë nën kontroll të plotë

Strumicë, 16 korrik 2024 (MIA) - Zjarri në afërsi të Radovishit është vënë nën kontroll të plotë, falë zjarrfikësve të Radovishit, kryetarit të Komunës së Radovishit dhe popullatës lokale që dhanë përkrahje të madhe në përballjen me këtë zjarr, kumtoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov.

Sipas tij, kjo do të thotë se zjarri nuk mund të përhapet dhe të mbulojë zona të reja, por ka zjarre sporadike në bërthamë.

Ndryshe, zjarri në afërsi të fshatit Shturovë mbi Radovishin, në malin e Plaçkovicës ka filluar të digjet dje në orën 16:20 dhe ka pasur rrezik të përfshijë shtëpitë dhe shtëpitë e verimit aty afër. ls/ 

Foto: Komuna Radovish 

 

QËNDRONI TË LIDHUR