Angellov: Në shuarjen e zjarreve do të përfshihen edhe avionë rumunë
- Po dërgojmë katër helikopterë në zjarrin në malin Serta, në pjesën e Negotinit, afër fshatit Kalanjevë, dy prej të cilëve janë helikopterë të ushtrisë sonë, një helikopter i policisë dhe do t'u bashkohet edhe një helikopter malazez. Në territorin e komunës së Gjevgjelisë, mbi fshatin Negorci, dërgojmë dy helikopterë sllovenë, në territorin e komunës së Novosellës, në malin Ograzhden, në kufirin me Bullgarinë, po dërgojmë një helikopter të madh turk, si dhe një helikopter të madh serb, i cili bart pesë tonë ujë, tha sot në mëngjes drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov.
- Post By Sara Ademi
- 09:18, 17 korrik, 2024
Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Po dërgojmë katër helikopterë në zjarrin në malin Serta, në pjesën e Negotinit, afër fshatit Kalanjevë, dy prej të cilëve janë helikopterë të ushtrisë sonë, një helikopter i policisë dhe do t'u bashkohet edhe një helikopter malazez. Në territorin e komunës së Gjevgjelisë, mbi fshatin Negorci, dërgojmë dy helikopterë sllovenë, në territorin e komunës së Novosellës, në malin Ograzhden, në kufirin me Bullgarinë, po dërgojmë një helikopter të madh turk, si dhe një helikopter të madh serb, i cili bart pesë tonë ujë, tha sot në mëngjes drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov.
Në një video deklaratë Angelov informon se ka pasur brifing me pilotët e helikopterëve të cilët fluturojnë për t'i shuar zjarret përreth vendit.
Pak më vonë, siç tha, do të fluturojnë edhe të gjithë "er traktorët" tre të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim - DMSH dhe dy "er traktorë" turq, së bashku me kanaderin kroat drejt malit Serta, në territorin e komunës së Shtipit, pas fshatit Dragoevë.
"Sot do të përpiqemi të vendosim kontrollin mbi zjarrin e madh, i cili po digjet prej disa ditësh në malin Serta. Në të gjitha vendet ku avionët do të operojnë në terren kemi njësi zjarrfikëse, të cilave aktualisht po i bashkohen 100 ushtarë të Armatës, si dhe 30 pjesëtarë të policisë. Në orën 08:30, avioni nga Rumania “Herkulec”, që mbante të ashtuquajturin bomba uji prej më shumë se pesë tonësh. Së bashku me të do të ulet edhe një aeroplan tjetër, i cili do të shërbejë si logjistikë", tha Angelov.
Ai theksoi se në territorin e vendit kemi edhe disa zjarre të tjera, siç tha ai, të rënda dhe të rrezikshme që ndoshta do të kërkojnë mbështetje ajrore. Bëhet fjalë për zjarret në territorin e komunës Çashkë, Dollnen, Studeniçan, Zelenikovë, zjarr ka edhe nën majën e Solunska glavës, si dhe zjarri në afërsi të Radovishit, për të cilin ka shprehur shpresën se sot do të vihet nën kontroll.
Nga QMK informojnë se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 36 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat në mëngjes aktive janë 18. sa/
Foto. QMK