Pa energji elektrike një pjesë e Komunës së Gazi Babës
- Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot ndërprerje të energjisë elektrike do të kenë disa pjesë të Komunës së Gazi Babës, njofton Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza - Shkup.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:45, 17 korrik, 2024
Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot ndërprerje të energjisë elektrike do të kenë disa pjesë të Komunës së Gazi Babës, njofton Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza - Shkup.
Nga ora 8 deri në 15 pa energji elektrike do të jenë fshatrat Straçincë, Viniçë, Bulaçan dhe një pjesë e Creshevës.
Foto: Arkivi i MIA-s