• e mërkurë, 21 janar 2026

Anel Fidovski u zgjidh prokuror publik i PTHP Shkup, Bubevski jo

Anel Fidovski u zgjidh prokuror publik i PTHP Shkup, Bubevski jo

Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Në mbledhjen e sotme të Këshillit të prokurorëve publik, Anel Fidoski u zgjodh prokuror publik i Prokurorisë themelore publike Shkup.

Krahas Fidoskit, për funksionin konkurruan edhe prokurori i deritanishëm publik Gavrill Bubevski, si dhe Tanja Trajçevska, Dejan Petreski dhe Spaesnka Andonova.

Pas votimit, Fidoski mori mbështetjen më të madhe nga anëtarët e Këshillit dhe me shtatë vota "për" u zgjidh shef i ri i PTHP SHkup. Bubevski mori pesë vota "për", Trajçevska dhe Andonova nga një votë "për", ndërsa Petreski nuk mori asnjë votë "për". Njëherit, me 10 vota "për" Besir Aliu u zgjodh prokuror në Prokurorinë themelore publike Tetovë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR