• e martë, 07 janar 2025

ANEB informon për shpërthime të forta në afërsi të Zaporozhje AEC

ANEB informon për shpërthime të forta në afërsi të Zaporozhje AEC

Vjenë, 6 janar 2025 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) informon për shpërthime të forta në afërsi të Zaporozhje AEC.

Ky informacion përkon me raportet për një sulm me dron në një qendër trajnimi të lidhur me termocentralin bërthamor të Ukrainës, i cili është nën kontrollin rus që nga marsi 2022 – menjëherë pas fillimit të luftës.

“Nuk ka viktima apo dëme në Zaporozhje AEC”, tha drejtori i përgjithshëm i ANEB, Rafael Mariano Grosi. Ai saktëson se qendra e trajnimit ndodhet jashtë perimetrit të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.

Në rajonin e Zaporozhje AEC shpesh ka bombardime, për të cilat të dyja palët në konflikt e e fajësojnë njëra tjetrën. ls/ 

Foto: Arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR