• e enjte, 26 dhjetor 2024

Analizë e Këshillit gjyqësor: Në Gjykatën Supreme mungojnë dhjetë, në Gjykatën e Lartë Administrative katër, ndërsa në gjykatat e Apelit në mbarë vendin 49 gjykatës

Analizë e Këshillit gjyqësor: Në Gjykatën Supreme mungojnë dhjetë, në Gjykatën e Lartë Administrative katër, ndërsa në gjykatat e Apelit në mbarë vendin 49 gjykatës

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) – Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 455-të shqyrtoi analizën për numrin e nevojshëm të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, atë Administrative dhe katër Gjykatat e Apelit në Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip.

Analiza tregon numrin optimal të gjykatësve në secilën prej gjykatave për veprim konform lëndëve dhe do të përdoret si bazë për publikimin e shpalljeve në gjykatat e mbarë vendit.

Sipas analizës në Gjykatën e Lartë mungojnë dhjetë gjykatës, në Gjykatën e Lartë Administrative katër gjykatës, në atë të Apelit në Shkup 36 gjyqtarë, në Gjykatën e Apelit Manastir shtatë, në Gjykatën e Apelit të Gostivarit dy dhe Gjykatën e Apelit Shtip katër gjykatës.

Kryetarja e grupit punues që ka përgatitur analizën për nevojën për gjyqtarë dhe nëpunës gjyqësorë në gjykata, Vesna Dameva theksoi se ajo është përgatitur në bazë të mendimeve të marra nga të gjitha gjykatat, si dhe në analizën e të dhënave për numrin e lëndëve të pranuara dhe të proceduara në tre vitet e fundit, pra për vitin 2020, 2021 dhe 2022.

Dameva theksoi se numri i caktuar i gjyqtarëve të nevojshëm bazohet në vëllimin e punës, pa marrë parasysh daljet në pension.

Në Gjykatën e Lartë për momentin pas sistematizimit prej 28, të plotësuara janë 16 pozita gjyqtarësh, njëri prej të cilëve është kryetar, ndërsa njërit i pushon funksioni. Grupi i punës vlerëson se numri optimal për veprim me kohë është 26 gjyqtarë, përfshirë edhe kryetarin.

Në Gjykatën e Lartë Administrative pas sistematizimit prej 13, janë plotësuar tetë vende. Grupi punues konsideron se numri optimal është 12 gjyqtarë, përfshirë edhe kryetarin e gjykatës.

Në Gjykatën e Apelit në Shkup, nga 52 gjyqtarë të planifikuara sipas sistematizimit, për momentin janë 30, ku për dy ka pushuar mandati dhe janë zgjedhur gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Grupi i punës konsideron se numri optimal për veprim të shpejtë është 66 gjyqtarë.

Në Gjykatën e Apelit të Manastirit, nga 25 të planifikuara sipas sistematizimit, për momentin janë 13 gjyqtarë, njëri prej të cilëve është kryetar dhe njërit i ka pushuar detyra. Grupi punues konsideron se numri optimal është 20 gjyqtarë, përfshirë edhe kryetarin e gjykatës.

Gjykata e Apelit e Gostivarit nga 16 të parapara pas sistematizimit, ka 14, nga të cilët njëri është kryetar, ndërsa njërit i pushon detyra për shkak se është zgjedhur anëtar i Këshillit gjyqësor. Grupi punues mendon se numri optimal është 16 gjyqtarë, përfshirë edhe kryetarin.

Gjykata e Apelit në Shtip, nga 16 të planifikuara sipas sistematizimit, për momentin ka tetë gjyqtarë. Grupi punues konsideron se numri optimal është 12 gjykatës, përfshirë edhe kryetarin e gjykatës.

Loreta Gorgieva theksoi se si anëtare e grupit punues ka kërkuar që analiza të kthehet në rishikim, për arsye se nuk pasqyron gjendjen reale, së paku jo, siç ka theksuar ajo, “të secilit prej anëtarëve të Komisionit”.

"Në përgjithësi nuk do të paraqes numra, megjithëse personalisht kam qenë e gatshme ta them në procesverbal, që në fund të pranohet nga të gjithë ne si anëtarë. Besoj se projeksioni i secilit prej nesh duhej të merret parasysh, qoftë edhe si opinion i veçantë në kuadër të analizës, por jo edhe të injorohet dhe të pamundësohet puna juaj në komision", tha Gorgieva.

Konform strategjisë së Këshillit gjyqësor, analiza pastaj duhet të përdoret edhe në përpunimin e një rrjeti të ri gjyqësor në territorin e të gjithë vendit.

Këshilli Gjyqësor raportin e analizës e miratoi me dhjetë vota “për” dhe një “kundër”.

Në seancën e sotme Këshilli gjyqësor ka marrë vendim për shpallje të konkursit për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Shtip për qarkun civil.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR