• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anëtarët e G7 ranë dakord për një hua për Ukrainën prej 50 miliardë dollarësh nga fondet e ngrira ruse

Anëtarët e G7 ranë dakord për një hua për Ukrainën prej 50 miliardë dollarësh nga fondet e ngrira ruse

Bari, 13 qershor 2024 (MIA) - Në hapjen e Samitit të G7 që filloi sot në pushimoren Borgo Enjacija në rajonin jugor italian Pula, është arritur marrëveshje për propozimin e SHBA-së për mbështetje të huasë prej 50 miliardë dollarëve për Ukrainën me shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse.

Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni i përshendeti shefat e shteteve-anëtare të G7, duke thënë se dëshiron që mesazhi i takimit të ishte dialogu me jugun global dhe uniteti.

Italia, e cila është nikoqire e samitit, ftoi disa liderë afrikanë, duke përfshirë presidentin algjerian Abdelmaxhid Tebun, presidenti kinez Uilijam Ruto dhe presidenti tunizian Kais Said, për të çuar përpara nismën italiane për zhvillimin dhe migrimin në kontinent.

Në mesin e të ftuarve të tjerë janë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Silva, kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.  

Propozimi amerikan përfshin planifikimin e huasë prej 50 miliardë dollarëve për ndihmë të Ukrainës në luftën kundër Rusisë, e cila do të përdorë interesin e fituar nga fitimet nga mjetet e ngrira të bankës qendrore ruse, shumica e të cilave ruhen në Bashkimin Evropian.

Krahas kësaj marrëveshjeje, kryeministri britanik Rishi Sunak paralajmëroi edhe deri në 242 milionë stërlina ndihmë për Ukrainën për nevojat humanitare, energjetike dhe stabilizuese. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR