• e martë, 24 dhjetor 2024

Ançelotit i kanoset pesë vite burg për shkak të fshehjes së të ardhurave 

Ançelotit i kanoset pesë vite burg për shkak të fshehjes së të ardhurave 

Madrid, 6 mars 2024 (MIA) - Prokuroria spanjolle kërkoi gati pesë vjet burg për trajnerin e Realit të Madridit, Karlo Ançelloti për fshehjen e tatimit, shkruan "Relevo".

Italiani nuk ka paguar një milion euro në periudhën prej vitit 2014 deri vitin 2015. Autoritetet shtetërore kërkuan katër vjet e 9 muaj burg për trajnerin 64-vjeçar.

Ançeloti për herë të parë ka qenë në krye të Realit të Madridit në vitin 2013 dhe ka punuar në klub deri në maj të vitit 2015, kur dha dorëheqje. Në korrik të vitit 2021, italiani u kthye në Madrid.

Reali pas 27 xhirove në kampionatin spanjoll është në vendin e parë me 66 pikë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR