• e mërkurë, 02 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ançeloti: Real Madridi në formën më të mirë i qaset pjesës më të rëndësishme të sezonit

Ançeloti: Real Madridi në formën më të mirë i qaset pjesës më të rëndësishme të sezonit

Madrid, 24 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, ka vlerësuar performancën e skuadrës në ndeshjen e djeshme të xhiros së 25-të të La ligës kundër Zhironës (2:0).

"E kontrolluam mirë ndeshjen, luajtëm mirë. Po shkon mirë, lajmi më i mirë i ditës është kthimi i Alabës. Ai luajti shumë mirë për 60 minuta. Disa nga mbrojtësit tanë kanë filluar të kthehen - Valverde, Rudiger. Në formën më të shkëlqyer i afrohemi pjesës më të rëndësishme të sezonit”, deklaroi Ançeloti për "Marka".

Real Madridi ka 54 pikë dhe është barazuar më pikë me Barcelonën në krye të tabelës së La ligës.

Ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll "Mbretërit" e luajnë më 1 mars kundër Betisit.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR