• e diel, 29 shtator 2024

Ançeloti: Belingemi dhe Kaka janë të ngjashëm

Ançeloti: Belingemi dhe Kaka janë të ngjashëm

Madrid, 6 mars 2024 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti deklaroi sot se nuk ka dallim të madh në cilësi mes golashënuesit kryesor të mbretërve Xhad Belingem dhe legjendarit brazilian Kaka.

Belingem në sezonin e parë të bashkëpunimit me Ançelotin shënoi gjithsej 20 gola dhe tetë asistime në 30 ndeshje dhe shumica e krahasojnë me legjendarin Kaka.

"Po, janë të ngjashëm. Mendoj se nuk ka shumë ndryshim”, tha Ançeloti për Skaj Italia.

Kaka shënoi 104 gola në 307 ndeshje me fanellën e Milanit dhe fitoi Topin e artë dhe titullin në Itali. Ai poashtu ka luajtur edhe për Real Madridin.

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR