• e shtunë, 23 nëntor 2024

Amorim pasardhës i mundshëm i Ten Hagut në stolin e Mançester Junajted

Amorim pasardhës i mundshëm i Ten Hagut në stolin e Mançester Junajted

Londër, 29 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim është pasardhës i mundshëm i Erik ten Hagut në Mançester Junajted.

Sipas mediumeve britanike, klubi anglez tashmë po negocion për emërimin e trajnerit portugez.

Amorimit iu ofrua kontratë me pagë prej tetë milionë eurove në vit, sipas skemës 2+1 vit.

Paraprakisht u publikua edhe se Mançester Junajted është i gatshëm Sportingut t'i paguajë 10 milionë euro dëmshpërblim për ndërpreje të parakohshme të bashkëpunimit me trajnerin. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR