• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Amorim: Nuk e di nëse e kam pasur ndeshjen lamtumirëse me Sportingun

Amorim: Nuk e di nëse e kam pasur ndeshjen lamtumirëse me Sportingun

Lisbonë, 30 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Sportingut, Ruben Amorim, pas fitores së djeshme ndaj Nacional (3:1) në çerekfinale të Kupës së ligës së Portugalisë i është përgjigjur pyetjes rreth largimit për në Mançester Junajted.

Më 29 tetor u bë e ditur se klubi anglez pranoi t'i paguante ekipit portugez 10 milionë euro si dëmshpërblim për ekspertin e futbollit 39 vjeçar.

"Asgjë nuk është vendosur ende. Nuk e di nëse kjo është ndeshja lamtumirëse e Sportingut. A do të jem në Old Traford të dielën? Do të jem në Lisbonë", deklaroi Amorim për "Sky Sports".

Sipa parlajmërimeve nga Mançesteri, marrëveshja e trajnerit do të jetë sipas skemës "2+1".

Amorim e udhëheq Sportingun që nga viti 2020. Nën drejtimin e tij ekipi u bë dy herë kampion i Portugalisë, ndërsa gjithashtu fitoi dy herë Kupën e ligës së Portugalisë dhe një herë Superkupën e vendit. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR