• e enjte, 26 dhjetor 2024

Amerikanët kanë blerë 12,5 për qind të aksioneve në PSZH për katër miliard euro

Amerikanët kanë blerë 12,5 për qind të aksioneve në PSZH për katër miliard euro

Paris, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Grupi financiar privat amerikan Arktos Partners ka blerë një pjesë të aksioneve në kampionin francez të futbollit PSZH, njoftoi sot pasdite klubi parisien.

PSZH kumtoi se investimi do të shfrytëzohet për të mbështetur iniciativa për ndërtimin e një stadiumi dhe një qendre për stërvitje.

Hollësirat financiare nuk janë bërë të ditura, por gazeta "Fajnenshëll Tajms" raportoi se Arktos do të blejë 12,5 për qind të aksioneve të PSZH-së me vlerë katër miliardë euro.

Katar Sport Investment, e cila bleu PSZH-në në vitin 2011, ka ende kontroll të plotë naj klubit dhe të drejtat për vendimmarrje.

“Si klub dhe institucion, ne po hyjmë në një fazë të re emocionuese të rritjes dhe zhvillimit të PSZH-së, si brenda ashtu edhe jashtë fushës”, tha presidenti i PSG-së, Naser Al-Kelaifi. si/bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR