• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasadori rus në SHBA është thirrur në Departamentin e Shtetit pas incidentit në Detin e Zi

Ambasadori rus në SHBA është thirrur në Departamentin e Shtetit pas incidentit në Detin e Zi

Uashington, 14 mars 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Prajs, deklaroi se ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoli Antonov, është thirrur sot në Departamentin e Shtetit pas incidentit me dronin amerikan, që u rrëzua në Deti i Zi.

“E kemi thirrur ambasadorin rus, presim njëtakim më vonë sot”, tha ai.

Shtoi se SHBA-ja komunikon drejtpërdrejt me palën ruse në një nivel të lartë për të përcjellë qëndrimin e saj në lidhje me incidentin.

Komanda evropiane e Forcave amerikane të armatosura komunikoi më herët sot se një dron amerikan MQ-9 u rrëzua në Detin e Zi pasi u përplas me një aeroplan luftarak rus Su-27 në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR