Amandamentet për ndryshimet e Ligjit për Lëndë të Para Minerale për korridoret 8 dhe 10d para Komisionit për Çështje Ekonomike
- - Komisioni parlamentar për Çështje Ekonomike sot duhet të mbajë vazhdimin e mbledhjes së 21-të në të cilën në rend dite është Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Lëndë të Para Minerale, me procedurë të shkurtër, në lidhje me shfrytëzimin e lëndëve të para përgjatë korridoreve 8 dhe 10d.
- Post By Fitore Curri
- 07:40, 19 prill, 2023
Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Komisioni parlamentar për Çështje Ekonomike sot duhet të mbajë vazhdimin e mbledhjes së 21-të në të cilën në rend dite është Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Lëndë të Para Minerale, me procedurë të shkurtër, në lidhje me shfrytëzimin e lëndëve të para përgjatë korridoreve 8 dhe 10d.
Mbledhja filloi para festave të Pashkëve, por rendi i ditës nuk ishte miratuar. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kishin vërejtje procedurale me të cilat, mes tjerash, kërkonin që Qeveria ta publikojë marrëveshjen me Behtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve dhe i përsëritën dyshimet për veprimet e mundshme korruptive.
Kryetari i Komisionit, Dime Vellkov luti që të mos keqpërdoren vërejtjet procedurale në mbledhje dhe informoi se për ligjin janë parashtruar katër amandamente, dy nga VMRO-DPMNE-ja dhe dy nga deputeti Lupço Ballkovski nga VMRO-PP.
Deputeti Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se me njërën nga dispozitat e Ligjit mundësohet që realizuesi të mund të gërmojë kudo dhe sado që të dëshirojë. Jarevski vlerësoi se shmanget marrja e lejes nga institucionet kompetente, duke theksuar se në këtë pjesë VMRO-DPMNE ka parashtruar amandament. Amandamenti i tyre i dytë ka të bëjë me dispozitën që edhe gjashtë muaj pas përfundimit të punëve në korridor të mundet ata që kanë marrë leje të gërmojnë lëndë të para.
Në Kuvend sot dy mbledhje do të mbajë edhe Komisioni Ligjvënës - Juridik. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s