• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alveshi del nga paraburgimi me një garanci prej një milion euro

Alveshi del nga paraburgimi me një garanci prej një milion euro

Barcelonë, ​​20 mars 2024 (MIA) -  Gjykata spanjolle ka vendosur që ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alvesh, mund të lirohet nga paraburgimi me garanci derisa shqyrtohet ankesa e aktvendimit për rastin për sulm seksual, tha Gjykata e Lartë e Katalonjës.

 Theksohet  se shuma e garancisë është një milion euro. Në të njëjtën kohë, Alveshi duhet t'i dorëzojë të dy pasaportat - spanjolle dhe braziliane. Atij i ndalohet të largohet nga territori i Spanjës dhe kur të thirret duhet të paraqitet në gjykatë.

Më 22 shkurt, gjykata në Barcelonë e dënoi Alveshin 40-vjeçar në 4.5 vjet burg për përdhunimin e një vajze në një klub nate lokale në vitin 2022. Gjithashtu, i është urdhëruar  t'i paguajë 150 mijë euro të dëmtuarës.

 Pas këtij incidenti Barcelona e hoqi Alveshin nga lista e legjendave të klubit. Braziliani  për ekipin katalanas ka luajtur  nga viti 2008 në vitin 2016, e  më pas nga viti 2021 në vitin 2022.

Me Barcelonën, Alveshi u bë gjashtë herë kampion i Spanjës dhe tre herë fitues i Ligës së Kampionëve.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR