Alvarez nuk dëshiron të jetë rezervë: Argjentinasi dëshiron ta braktisë Mançester Sitin
- Futbollisti argjentinas, Hulian Alvarez shprehi dëshirë ta braktisë Mançester Sitin këtë verë, transmetojnë mediumet angleze.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:36, 25 korrik, 2024
Mançester, 25 korrik 2024 (MIA) - Futbollisti argjentinas, Hulian Alvarez shprehi dëshirë ta braktisë Mançester Sitin këtë verë, transmetojnë mediumet angleze.
Alvarez në Mançester arriti në qershor të vitit 2022, ndërsa "qytetarët" zyrtarisht e blenë nga River Plata për 21 milionë euro në janar të vitit të njejtë.
Pas një sezoni solid debitues ku shënoi 17 gola në të gjitha ndeshjet, ofroi lojë akoma më të kirë në sezonin 2023/24. Alvarez e shfrytëzoi mundësinë e cila u paraqit kur Erling Haland u lëndua dhe shënoi 19 gola me 13 asistime në të gjitha ndeshjet.
Megjithatë, menjëherë sapo u rikuperua Haland, Alvarez u kthye në bankinë. Argjentinasi në janar mbushi 24 vite dhe nuk ka ndër mend të jetë rezervë në këtë periudhë të karrierës, posaçërisht kur tregoi se është mjaft i pjekur për të qenë sulmuesi i parë i ekipit.
Nuk dihet se ku mund të prëfundojë argjentinasi, por mediumet nga Ishujt transmetojnë se Mançester Siti i ka caktuar çmim. Secili i interesuar për sulmuesin argjentinas do të duhej të ndante së paku 60 milionë funta.
Do të shohim se cili nga klubet do të jetë i gatshëm të paguajë shumë të tillë, ndërkaq inteeresnate është se edhe Alvarez është i itneresuar të largohet nga Premier liga në rast të një oferte të mirë. ab/
Foto: Arkivi