• e shtunë, 23 nëntor 2024

Alonso me kritika ndaj skuadrës edhe krahas suksesit kundër Uest Hemit

Alonso me kritika ndaj skuadrës edhe krahas suksesit kundër Uest Hemit

Londër, 19 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Bajer Leverkuzenit, Çabi Alonso, ka shprehur pakënaqësi pas ndeshjes kthyese çerekfinale të Ligës së Evropës me ekipin e Uest Hemit.

Ndeshja përfundoi me barazim 1:1 me çka ekipi i Alonsos shkon tutje.

"Po përgatiteshim për opsionin në të cilin Uest Hemi do të na bënte presion shumë. Nuk ishim shumë komod në formacionin tonë. Të jem i sinqertë, në pjesën e parë kundërshtarët ishin më të mirë. Është shumë e rëndësishme që nuk pranuam gol të dytë sepse ata padyshim luajtën më mirë se ne. Për fat të mirë i kthyem gjërat pas pauzës. Dhe më vjen mirë që vazhduam tutje. Ka gjithmonë momente të vështira në Ligën e Evropës", deklaroi Alonso.

Në gjysmëfinale, lojtarët e Bajerit do të përballen me Romën në këtë fazë të turneut. Ndeshjet luhen më 2 dhe 9 maj - e para në Romë dhe ndeshja e dytë në Leverkuzen.

Foto: Tuiter/Bajer Leverkuzen

QËNDRONI TË LIDHUR