• e shtunë, 23 nëntor 2024

Alonso: Do të qëndroj në Leverkuzen, ky është vendi i duhur për mua

Alonso: Do të qëndroj në Leverkuzen, ky është vendi i duhur për mua

Leverkuzen, 29 mars 2024 (MIA) - Çabi Alonso ka konfirmuar vendimin e tij për të mbetur në krye të Baer Leverkuzenit. Kështu, ai humb mundësinë për të ndërmarrë Liverpulin apo Bajernin e Mynihut, të cilët e donin në radhët e tyre që në verë dhe ishin në negociata me të.

Në parim ai ka kontratë me “farmaceutët” deri në fund të sezonit 2025/26. Sipas informacioneve, në verën e vitit 2025 në kontratën e tij do të aktivizohet një klauzolë, sipas së cilës ai do të mund të largohet si agjent i lirë.

Spanjolli aktualisht është duke e udhëhequr Baerin drejt titullit të Bundesligës, me një epërsi solide prej 10 pikësh ndaj Bajernit në vendin e dytë me tetë xhiro deri në fund të sezonit. Veçmas, skuadra është në çerekfinale të Ligës së Evropës dhe është në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Çabi Alonso e udhëheq Leverkuzenin nga tetori i vitit 2022. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR