Al-Itihad i ka ofruar Salahit kontratë dyvjeçare për 180 milionë euro
- Al Itihad është i gatshëm ta angazhojë sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Salah. Sipas "Al Arabia", klubi saudit, i ka ofruar egjiptianit kontratë dyvjeçare me pagë prej 90 miliardë euro për sezonë.
- Post By Melahat Baftija
- 08:56, 7 gusht, 2023
Riad, 7 gusht 2023 (MIA) - Al Itihad është i gatshëm ta angazhojë sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Salah. Sipas "Al Arabia", klubi saudit, i ka ofruar egjiptianit kontratë dyvjeçare me pagë prej 90 miliardë euro për sezonë.
Salah sezonin e kaluar ka realizuar 51 paraqitje në klub, duke shënuar 30 gola dhe 16 asistime. Kontrata e tij me "Të kuqët" skadon në verën e vitit 2025.
Nga emrat e mëdhenj të futbollit në Al-Itihad paraqiten Karim Benzema, N'Golo Kante dhe Fabinjo.
Paraprakisht, trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop, e ka kritikuar sistemin e transferit të afateve në Angli në krahasim me Arabinë Saudite. "Dejli Mejl" publikoi se Premier liga do të kërkojë nga FIFA që ta spostojë afatin kalimtar për klubet e "Arabisë Saudite. mb/
Foto: EPA