Aleksandar-Arnold me një lëndim tjetër, e humb finalen kundër Çellsit
- Lëndimi i gjurit të Trent Aleksander-Arnoldit, i cili e largoi mbrojtësin e djathtë nga tre ndeshjet e Liverpullit në janar, përsëri u paraqit. Për këtë arsye, lojtari anglez do të jetë sërish jashtë fushës për disa javë, ndërsa është e sigurt se nuk do të jetë në dispozicion të Jurgen Klopit për finalen e "Karabao kupës" kundër Çellsit më 25 shkurt, informoi "Tajms".
Liverpull, 14 shkurt 2024 (MIA) - Lëndimi i gjurit të Trent Aleksander-Arnoldit, i cili e largoi mbrojtësin e djathtë nga tre ndeshjet e Liverpullit në janar, përsëri u paraqit. Për këtë arsye, lojtari anglez do të jetë sërish jashtë fushës për disa javë, ndërsa është e sigurt se nuk do të jetë në dispozicion të Jurgen Klopit për finalen e "Karabao kupës" kundër Çellsit më 25 shkurt, informoi "Tajms".
Trent fillimisht u lëndua në gju gjatë ndeshjes me Arsenalin në FA Kupë. Ai u kthye në fushë kundër Noriç, ndërsa më pas hyri si zëvendësues kundër Çellsit, por ishte startues kundër Arsenalit dhe Barnlit. Të dielën, megjithatë, ai u zëvendësua në pjesën e parë pasi kishte dhimbje në të njëjtin gju. Ende nuk dihet se në sa ndeshje do të mungojë zëvendës-kapiteni i Liverpullit, por sipas "Tajms" nuk ka asnjë shans që ai të luajë në ndeshjet me Brentford, Luton dhe Çellsi.
Konor Bredli, i cili sot u shpall lojtari më i mirë i muajit janar të Liverpullit, e zëvendësoi në mënyrë perfekte Aleksander-Arnoldin, ndaj mungesa e këtij të fundit nuk duhet të jetë shumë problem për Jirgen Klop. ls/
Foto: Fejsbuk