• e shtunë, 23 nëntor 2024

Alegri: Nuk jam në negociata për shkëputje të kontratës me Juventusin

Alegri: Nuk jam në negociata për shkëputje të kontratës me Juventusin

Torino, 5 qershor 2023 (MIA) – Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka dhënë mendimin e tij për të ardhmen në klub.

"Nuk jam duke negociuar për shkëputje të kontratës me Juventusin. Jam në dispozicion për klubin, tani është duke u përgatitur plani i transfereve gjatë afatit të verës", ka deklaruar Alegri.

Juventusi e mbylli sezonin në vendin e shtatë në Seria A me 62 pikë. “Zonjës së Vjetër” iu hoqën 10 pikë për shkak të keqpërdorimit financiar.

Herën e fundit që skuadra ra nën pozitën e 4-të ishte gjatë sezonit 2010/11, ndërsa që atëherë nëntë herë radhazi e ka fituar kampionatin italian.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR