• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Albaneze me kritika për anëtaret e KB-së se po injorojnë Gazën

Albaneze me kritika për anëtaret e KB-së se po injorojnë Gazën

Nju Jork, 31 tetor 2024 (MIA) – Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara (KB) për Palestinën, Françeska Albanaze, u dërgoi kritika disa vendeve anëtare të KB-së se po e injorojnë Gazën dhe pyeti se a është e mundur që pas vdekjes së 42.000 njerëzve të mos jenë në gjendje të solidarizohen me palestinezët, informon Anadollia. 

Albaneze foli para vendeve anëtare të KB-së, gjatë sesionit të Komitetit në të cilin folën për çështje sociale, humanitare dhe kulturore. 

Duke theksuar se disa vende anëtare këtë vit i lexojnë tekstet e njëjta në KB si edhe vitin e kaluar, Albaneze shtoi: “Sa herë që hyj në këtë hapësirë përjetoj tronditje dhe zhgënjim”.

Duke theksuar se ajo e dënon Hamasin, solidarizohet me Izraelin dhe kërkon lirimin e të burgosurve, Albaneze tha: “Por, pas vdekjes së 42.000 njerëzve, a është e mundur që ende nuk mund të solidarizoheni me palestinezët? A është kjo e mundur?

Ajo shtoi se vendet anëtare përkatëse, nëse vazhdojnë me qëndrimin e tillë, do të bëhen edhe “më të panevojshme” për pjesën tjetër të botës dhe përkujtoi se të drejtat e njeriut mësohen në shkollat në Evropë dhe në shumë vende perëndimore. fc/

Fotografia: Arkivi 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR