• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alaba jashtë terrenit për një muaj, Rodrigo për dhjetë ditë

Alaba jashtë terrenit për një muaj, Rodrigo për dhjetë ditë

Madrid, 23 shkurt 2023 (MIA) - David Alaba dhe Rodrigo Goes do të mungojnë në ndeshjet e ardhshme të Real Madridit.

Të dy lojtarët janë lënduar në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Liverpulit (5:2) të luajtur të martën. Alaba u zëvendësua në minutën e 27-të, ndërsa Rodrigo në minutën e 81-të.

 Pres shërbimi i Real Madridit raportoi se Davidit i është konstatuar dëmtim të tendinit të bicepsit të këmbës së djathtë. Rodrigo ka një dëmtim të muskujve të kofshës.

 Sipas televizionit “El Chiringuito”, Alaba do të ketë nevojë për rreth një muaj për t’u rimëkëmbë, ndërsa Rodrigos rreth 10 ditë.

 Më 25 shkurt, Reali do të luajë kundër Atletiko Madrid, ndërsa më 2 mars kundër Barcelonës. Kështu, Alaba dhe Rodrigo nuk kanë gjasa t'u ndihmojnë “Mbretërve” e Madridit në këto ndeshje. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR