• e diel, 06 tetor 2024

Al Hilal ofron 300 milionë euro për Mbapen

Al Hilal ofron 300 milionë euro për Mbapen

Riad, 24 korrik 2023 (MIA) - Al Hilal ka filluar negociatat për nënshkrimin e sulmuesit nga radhët e Pari Sen Zhermenit, Kilian Mbape. Sipas insajderit Fabricio Romano, klubi saudit ka bërë kërkesë zyrtare për transferimin e 24-vjeçarit dhe parisienëve u ka ofruar rreth 300 milionë euro.

Mësohet se ende nuk ka negociata me përfaqësuesit e Mbapes.

Të premten u bë e ditur se klubi parisien nuk e mori francezin në turneun parasezonal në Japoni dhe e vendosi lojtarin në listën e transferimeve, pasi besojnë se ai është marrë vesh me Realin për t'u transferuar në Madrid falas verën e ardhshme.

Kontrata aktuale e Mbapes me PSZH-në është deri në vitin 2024. Portali Transfermarkt.com e vlerëson lojtarin në 180 milionë euro. Në sezonin 2022/23 sulmuesi shënoi gjithsej 41 gola dhe 10 asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat.

QËNDRONI TË LIDHUR