• e premte, 04 tetor 2024

Al Hilal në mbështetje të Nejmarit: Kthehu më i fuqishëm

Al Hilal në mbështetje të Nejmarit: Kthehu më i fuqishëm

Riad, 19 tetor 2023 (MIA) - Al Hilal ka lëshuar një mesazh mbështetës për Nejmarin pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e kombëtares braziliane kundër Uruguait.

Nejmarit iu diagnostifikua këputje e ligamenteve dhe menisk i dëmtuar në gjurin e majtë.

"Kontrollet mjekësore treguan se Nejmar pësoi këputje të ligamenteve. Ai do të operohet më vonë, pas çka do t'i përcaktohet program i trajtimit dhe periudhë e rikuperimit. Kthehu më i fuqishëm", thuhet në deklaratë.

Braziliani 31-vjeçar u zëvendësua nga Riçarlison në fund të pjesës së parë të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Uruguait (0:2) të luajtur dje. ss/bsh/

Foto: Fejsbuk "Al Hilal"

QËNDRONI TË LIDHUR